Pastrimi i zonave turistike, Kumbaro: Do të gjobiten kryetarët e bashkive që s’menaxhojnë dot territorin e tyre

Aktualitet | 3 vite më parë

Në destinacionet turistike të Shkodrës nisi aksioni i pastrimit për të mirëpritur pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

Në këtë aksion që startoi nga Velipoja për t’u shtrirë në Zogaj, Shirokë dhe Muriqan u përfshinë  Forcat e Armatosura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Prefektura  dhe Bashkia Shkodër. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro paralajmëroi se ndaj kryetarëve të  bashkive të cilët nuk menaxhojnë dot territorin e tyre do të aplikohen gjoba. 

Gjithashtu ministrja Kumbaro dha lajmin se në landfillin e Bushatit ka nisur procesi për krijimin e një mjedisi të dedikuar për vend-depozitimin e mbetjeve inerte.

Çdo sezon turistik, Velipoja pret rreth 200 mijë pushues, por shqetësimet kryesore mbeten hapësirat publike, sistemi i plazheve dhe mbeturinat. Për këtë të fundit, duhet që edhe qytetarët, të tregohen me të kujdesshëm.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme