Operacione anti-kanabis/ asgjësohen 436 bimë kanabis ne Lezhë dhe 700 në Krujë

Aktualitet | 3 vite më parë

Operacione kundër kultivimit të kanabist janë ndërmarrë nga policia këtë të shtunë (10 qershor), ku si rezultat janë sekuestruar 436 bimë kanabisi në Lezhë dhe 700 në Krujë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Policia bën me dije se në Lezhë, bimët narkotike që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, Lezhë.

Nuk ende asnjë person të arrestuar si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit, ndërsa Policia njofton se vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në Krujë, bimët narkotike u gjendën në territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit, Krujë, të kultivuara në tokë.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme