Veliaj takon presidentin estonez: Shpresojmë që një ditë të bëhemi si Estonia

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar me presidentin e Estonisë Alar Karis, ku kanë zhvilluar dhe një vizitë të përbashkët te Piramida. Veliaj u shpreh se Estonia është një vend që ka bërë një inovacion të jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet e veta dhe vendi numër një në Evropë për dixhitalizimin.

“Jemi këtu me presidentin e Estonisë. Estonia është një vend i vogël si Shqipëria, por një vend inteligjent, shumë i zgjuar. Ajo që duam të bëjmë tek Piramida është ajo që Estonia ka bërë prej vitesh, një vend që ka bërë një inovacion të jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet e veta dhe është sot ndoshta vendi numër një në Evropë për dixhitalizimin dhe punët kreative dhe të së ardhmes. Jemi këtu në majë të piramidës dhe me shpresë që do të bëhemi si Estonia me dijet dhe leksionet edhe me gjithë mësimet e jashtëzakonshme që do të nxjerrim nga Piramida për një brez çunash dhe gocash që gjithmonë e më shumë do tu ngjajnë çunave dhe gocave të Estonisë“, tha Veliaj.

Presidenti estonez shprehu kënaqësinë që ndodhet në Tiranë  ndërsa u shpreh se Shqipëria dhe Estonia ka shumë për të ndarë me njëra-tjetrën, ndonëse si kombe nuk kanë shqetësime të përbashkëta.

“Duke parë Tiranën, Shqipërinë, ne si kombe nuk kemi shumë shqetësime të përbashkëta, por kemi shumë për të ndarë me njëri-tjetrin dhe shpresoj që t’ju shoh ju të vini në Estoni. Mezi po pres për bashkëpunim me Tiranën dhe shpresoj që të kthehem kur të ketë përfunduar e gjitha. Është një vend i këndshëm”, tha ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme