Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë së shpejti një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model. DË ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

“Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën dhe për të shijuar pamjet mahnitëse të qytetit. Piramida e rikoncepturar do të akomodojë klasa mësimi, kafene dhe zyra për kompanitë e teknologjisë. Ideja është përdorimi i një hapësire, që më përpara funksionoi si formë presioni, për të edukuar brezat e rinj.

Transformimi i Piramidës së Tiranës qëndron si një shembull interesant se si një ndërtesë e braktisur mund të rikonceptohet për një gjeneratë të re, duke ruajtur gjithashtu historinë e saj. E ardhmja emocionuese vërteton që arkitektura moderne nuk është e thënë që gjithnjë duhet të fillojë nga e para”, thuhet në promon e publikuar nga Deutsche Welle.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme