Rama shpallet “Qytetar Nderi” i komunës Vaçarizzo Albaneses në Kalabri! Kryeministri: Këtu ndodhet një pjesë e lirisë së Shqipërisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” në Vaçarizzo Albanese, komunë e provincës së Kozencës në Kalabri.

Kryeministri Rama u prit me një ceremoni të posaçme mirëseardhje nga Kryetari i Komunës, Antonio Pomillo, i cili teksa dorëzoi titullin u shpreh ndër të tjera se dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Kryeministrin Rama “përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e tij, udhëheqjen e tij dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë”.

“Është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e marrjes së titullit, Rama u shoqërua nga bashkëshortja, Linda Rama, ndërsa në fjalën e tij kryeministri drejtoi një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh.

“Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Unë jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror. Nga ana tjetër, them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falënderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.

Pas marrjes së titullit, Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe, por ku janë të ekspozuara gjithashtu edhe veshje shqiptare tradicionale të tilla si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme