Tentoi të fuste në Shqipëri bizhuteri floriri dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 41-vjeçar, shofer furgoni që po udhëtonte nga Italia për në Durrës, është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu pasi ju gjeten të fshehura brenda mjetit që ai drejtonte një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi lëndë narkotike kokainë.  

Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme