Prokuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro asete në një vit

Aktualitet | 3 vite më parë

Prokuroria Vlorë ka bërë bilancin e punës përgjatë periudhës së vitit 2022 për pasuritë e paluajtshme.

Si pasojë Prokuroria Vlore ka sekuestruar mbi 33 pasuri të paluajtshme në total ku pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare me vlerë 13 milion euro.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, vazhdon të jetë në fokus të punës së prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme