Hetimi për dosjen “I. M”, Autoriteti: Jemi në pritje të vendimit të arsyetuar të Apelit, veprimtaria jonë brenda ligjit

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar edhe institucioni mbi të cilin kërkohet të hapen hetimet.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Autoriteti bëri të ditur se pasi është njohur nëpërmjet medias se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar.
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit thekson më tej se siguron publikun se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria e tij institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion.
“Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta. Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




