Mat/ Konsumuan alkool dhe më pas u konfiktuan, plagoset 39-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 39-vjeçar është plagosur me armë mëngjesin e sotëm (1 qershor) në Mat. Policia bën me dije se 39-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore në orën 04:30 pasi ishte plagosur me armë nga një 38-vjeçar.

Dyshja kanë qenë në lokal duke konsumuar alkool dhe pas daljes nga ky ambient janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas 38-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 39-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 8 persona të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Sipas bluve të Matit “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme