Bllokohen 8 skafe dhe “Jet ski” nga Ksamili në Shëngjin për mungesë dokumentacioni, gjobiten me nga 10 mijë lekë drejtuesit

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjatë një kontrolli të vijës bregdetare nga Ksamili në Shëngjin, policia kufitare ka bllokuar 4 skafe dhe 4 “Jet ski” për mungesë të dokumentacionit.

Gjithashtu janë gjobitur me nga 10 mijë lekë secili drejtuesit e 8 mjeteve lundruese.

Konkretisht në Ksamil janë bllokuar 4 skafe dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Një “Jet ski” është bllokuar në plazhin e Durrësit dhe 3“Jet ski” të tjera në plazhin e Shëngjinit.

Policia Kufitare apelon pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, të pajisjen me dokumentacionin përkatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme