Shkatërrohen 3 minisera me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë

Shkatërrohen 3 minisera të gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Kjo ishte faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi” për kontrollet intensive, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




