Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 28-vjeçari në Shkodër

Një aksident i rënë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 28 majit në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, ku 28-vjeçari i cili po drejtonte mjetin e tij tip “Dayang” humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për shkak të plagëve të marrë, 28-vjeçari Sh. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.
Një tjetër i ri humbi jetën në spital ku luftonte prej ditësh pas plagëve të marra pasi kishte rënë nga pema,
34-vjeçari P.K. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi dyshohet më 17 maj është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




