Po transportonte 23 emigrantë kundrejt pagesës 300-1000 euro, arrestohet 35-vjeçari në Devoll

Aktualitet | 3 vite më parë

Një i ri është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon 23 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në pranga përfundoi një 35-vjeçar, ku gjatë kontrolleve nga polica e Devollit u zbulua se në furgonin e tij ishin fshehur 23 emigrantë që vinin nga vendet e tretë për të shkuar më pas drejt vendeve të BE-së.

Rasti u zbulua gjatë operacionit të koduar “Midnight 12”,  ku policia tha se emigrantëve u merrej “300 deri në 1000 euro për person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.”

Policia arrestoi 35-vjeçarin L. V., në afërsi të fshatit Tren, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme