Tiranë, shpërthen lëndë plasëse në portën e një fasonerie në pronësi të një italiani, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer të enjten në mbrëmje në portën e jashtme të një fasonerie, e cila është në pronësi të një shtetasi Italian. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, janë thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.”- njofton policia.
Sipas kësaj të fundit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




