Elbasan/ Merrnin ryshfet, SPAK arreston oficerin e policisë gjyqësore, nën hetim edhe një tjetër

Aktualitet | 3 vite më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar 1 oficer të policisë gjyqësore në Elbasan, të akuzuar për korrupsion, ndërsa ka vënë nën hetim një tjetër. Nëpërmjet një njoftim, SPAK bën me dije se hetimet janë kryer nga BKH, ku ka rezultuar se dy oficerët me inicialet Ç.T dhe S.Sh, si dhe një person tjetër me inicialet L.H,   kanë marrë ryshfet në para si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre, nga dy persona me inicialet Z.T dhe I.T.

Oficeri me inicialet Ç.T është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, i akuzuar për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, ndërsa oficeri tjetër me inicialet S.Sh., është lënë në masën e sigurisë “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Për personin me inicialet L.H. është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” është caktuar edhe për dy personat e tjerë, Z.T, dhe L.T..

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme