Lushnjë/ Policia arreston në flagrancë 2 shtetas, kryen vjedhje me thyerje të një dyqani

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia në Lushnjë ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin vjedhur me thyrje një dyqan. Ata u kapën menjëherë nga uniformat blu, pasi kishin kryer vjedhjen dhe ishin në tentativë për t’u larguar me automjet.

Policia, në cilësinë e provave, ka sekuestruar sendet e vjedhura, si dhe automjetin me të cilin 2 vjedhësit po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.“- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj 2 të arresturave po vijon puna për zbardhjen edhe të vjedhjeve të tjera që ata mund të kenë kryer.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme