Mbledhja e KLP/ Elion Mustafaj renditet i pari për emërimin në krye të Prokurorisë së Fierit

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë (23 maj) Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar pikëzimin e kandidatëve për emërimin e drejtuesit të Prokurorisë së Fierit.
Pas votimit të 11 anëtarëve të KLP-s, i pari në renditje rezulton Elion Mustafaj me 450 pikë, ndërsa pas tij janë Suela Beluli me 405 pikë, Elida Hoxhaj e cila ka marrë 349 pikë, ndërsa Genci Mane nuk ka marrë asnjë pikë.
Po ashtu, në mbledhjen e KLP-së u miratuan edhe opinionet për kandidatët Alma Bramo, Denisa Asko, Ervisa Hyka, Fatjona Memçaj, të cilët kanë aplikuar në procedurën e Komandimit të një prokurori pranë “Eurojust”. Përzgjedhja e kandidatit fitues është kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




