U arrestua për vjedhje, ndërron jetë në spital 28-vjeçari, Jani Rustemi

Aktualitet | 3 vite më parë

28-vjeçari Jani Rustemi i cili u arrestua më datën 12 prill pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një garazh në rrugën e Kavajës në kryeqytet, ka ndërruar jetë në spital.

Pas arrestimit të Rustemit, familjarët e tij pretenduan se brenda ambienteve të paraburgimit është ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.

“Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku.

Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë”, thuhet në njoftimin për mediat.  

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi një hetim dhe për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariati i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.

I riu ishte shtruar  në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

“28-vjeçari  ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore”, thuhet më tej në njoftim.

28-vjeçari Rustemi ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme