Defender 2023/ Ushtarakët amerikanë i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut

Shqipëria do të mirëpresë stërvitjen më të madhe ushtarake Defender 2023, ku do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s. Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO.
Task Forca Jug, tashmë është plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë.
Stërvitja ‘Defender’ do të zhvillohet deri më 2 qershor dhe përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




