Mbolli 70 bimë opiumi në fushë të hapur, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 54-vjeçar është arrestuar si person I dyshuar për mbjelljen e 70 bimëve opium në fshatin Drithas të Vlorës.

Gjatë kontrolleve të policisë në terren, në një fushë të hapur u zbuakan 70 bimë opiumi, ndërsa për kultivimin e tyre ra në pranga 54-vjeçari T.L.

Në kuadër të operacionit të koduar “Opium”, policia e Vlorë tha se “  70 bimët e dyshuara narkotike opium u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme