Defender 2023/ Nis stërvitja e përbashkët ushtarake shumëkombëshe, Rama: Shqipëria do luaj rol kyç

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria do të mirëpresë stërvitjen më e madhe ushtarake Defender 2023, ku do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s. Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO.

Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një vido, kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal  për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Rama.

Stërvitja ‘Defender’ do të zhvillohet deri më 2 qershor dhe përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme