Lirimi i Dan Hutrës, ILD nuk nis procedim, gjykatësi ka vepruar në përputhje me ligjin

Aktualitet | 3 vite më parë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka shuar zërat për mënyrën sesi veproi drejtësia shqiptare në lirimin nga burgu të Dan Hutrës, autorit që i mori jetën 3 grave dhe la pas 3 të plagosura, në ditën e parë të marsit.

Me një dosje të pasur kriminale që nga vjedhjet e banesave, përdhunimet, mbajtja peng vrasje me paramendim, përgjatë 20 viteve, ajo që tërhoqi vëmendjen pas ekzekutimit të grave ishte lirimin I tij nga burgu më 16 shkurt 2023 teksa ishte arrestuar për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa.

Plumbat i morën jetën, Mevlute Hysës, motrës së ish-gruas si dhe Hasime Dafku, e fejuara së vëllait të ish-gruas. Dy të tjerat Elena dhe Kujtime Hysa, nënë e bijë mbetën të plagosura. Pas këtij krimi ai shkoi në Bathore ku vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin Dan Hutra kishte pastu konflikt në burg. 

Por në gjithë shqyrtimin e hapave  ILD vëren se  kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit për dënimin e Hutrës janë konform me ligjin. Gjithashtu nuk janë konstatuar veprime të magjistratëve që të të lindin dyshime për të nisur një hetim disiplinor.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme