U hoq si zyrtar i shtetit, 52 vjeçari kapet duke i marrë biznesmenit 70 mijë euro

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70 000 euro, një biznesmeni.
Arrestimi është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Arkitekti” në vazhdën e 4 operacioneve të tjera të finalizuara gjatë 5 muajve të fundit,
“52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror
“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror” informoi policia e shtetit.
Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
Në këtë operacion u angazhuan Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, Policia Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




