Iu sekuestruan 1.5 mln euro pasuri, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim për pastrim parash Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin

Aktualitet | 3 vite më parë

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, të arrestuar në vitin 2021 pasi iu janë sekuestruar 1.5 milionë euro.

 Ata akuzohen për pastrim parash, ndërsa i janë sekuestruar 11 pasuri, mes të cilave një biznes  me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator Gëzim Sallakun.

Pasuritë e sekuestruara:

Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;

13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;

Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;

Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;

Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;

Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe

Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme