I mituri aksidenton për vdekje 63-vjeçarin në Lezhë

Një 14-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 63-vjeçar në Lezhë teksa ky i fundit po lëvizte me motoçikletë.
Shtetasi i mitur me inicialet P.M, duke drejtuar automjetin në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
“I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”. Thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




