Çështja e Detit/ Begaj merr kërkesën nga MEPJ: Të gjendet zgjidhje sipas vendimit të Kushtetueses

Aktualitet | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka bërë me dije se Ministria e Jashtme i ka dërguar një relacion lidhur me Çështjet e Detit me Greqinë. Begaj sqaroi se kërkesën e Ministrisë për “aprovimin” e tij, për zgjedhjen e grupit negociator shqiptar dhe nisjen e diskutimeve me palën e greke, e vlerëson me intensitet maksimal.

Deklarata pozitive e Begajt, gjatë konferencës së përbashkët me homologun polak, do i hapë rrugë diskutimeve mes palës shqiptare dhe asaj greke, për të dërguar në Hagë propozimet e tyre për çështjen e detit.

“I thashë shyqyr zotit që nuk kemi probleme mes dy vendeve. Aktualisht me Greqinë fqinje kemi një çështje. Po është e vërtetë  që kam një kërkesë nga ana e Ministrisë së Jashtme që është shoqëruar me relacion. Si president këtë kërkesë e vlerësoj me intensitet maksimal dhe gjetjen e zgjidhjes që do të jetë e bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, aktet e marrëveshjes ndërkombëtarë, rregullave të fqinjësisë së mirë. Greqia është partner strategjik i vendit”, tha Begaj.

Më 20 tetor 2020, Shqipëria konfirmoi se ka rënë dakord me Greqinë për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës, për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, shqyrtim i cili në gjykatën ndërkombëtare në Hagë u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme