49 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy vite nga arrestimi, Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi 3 vite më parë u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas .

Në të njëjtën skemë u kap para dy vitesh edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe  kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, ku lëndën narkotike e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit.

Ndërkohë pas arrestimit në prill 2021 Selim Cekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua në arrest shtëpie.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme