Ekzekutohet brenda banesës së tij 51-vjeçari në Shkodër! Identifikohet autori, i kishte dhënë banesën me qira viktimës

Një person është ekzekutuar brenda banesës së tij në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e 2 majit, në lagjen “Tom Kola” pranë “Varrezave katolike” në periferi të qytetit.
Viktimë ka mbetur Petrit Vuksani, 51 vjeç, ku autori ka hyrë në banesën e tij dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Viktima Petrit Vuksani
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, njofton policia.
51-vjeçari nga fshati Gimaj i Dukagjinit sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë i vetëm në shtëpi kur autori është futur dhe e ka qëllua. Autori është identifikuar nga policia si Lekë Vuksani, i cili i kishte dhënë banesën me qira viktimës
Sipas policisë, autori Lek Vuksani ka shkuar te banesa e Petritit t’i merrte lekët e qirasë por të dy janë konfliktuar dhe më pas autori ka shkrepur automatikun duke lënë të vdekur në vend 51-vjeçarin.
Në zonën ku ka ndodhur vrasja ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë grupin hetimor për të rënë në gjurmët e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit, ndwrsa “grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




