Rinas/ Me 94.000 dollarë amerikanë të padeklaruara drejt Shqipërisë, në hetim dy libianë

Dy shtetas libianë janë vënë në hetim penal nga policia kufitare e Rinasit për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Në hetim po ndiqen K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.
Policia njofton se Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë. Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë
Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“.
Policia sekuestroi 94.000 dollarë amerikanë ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




