Shkodër/ Policia gjen banesën ku ruhej arsenal armësh gati për shitje

Një arsenal armësh është sekuestruar në një banesë në fshatin Mali i Jushit, informoi sot policia e Shkodrës.
Forcat blu kishin informacion për “një tentativë për shitje armësh tek persona me precendentë kriminalë të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës”
Menjëherë është organizuar puna dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës ndërhynë në banesën e 43-vjeçarit A. I., duke sekuestruar një arsenal armësh (1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve).
Në kërkim u shpall 43-vjeçari, poseduesi i arsenalit të armëve, i cili në momentin e kontrollit nuk u gjet në banesë ndërsa u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, 73 vjeçare.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, shtetasit A. I. i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.
Operacioni u kodua “Guns”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



