Zjarr në një nga dhomat e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës! Spitali: Nuk ka të lënduar, shërbimi vijon pa ndërprerje

Një zjarr ka rënë mëngjesin e 22 prillit në një nga dhomat e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Zjarri ra në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, ku dyshimet e para mendohet se të ketë qenë aksidentale.
Zjarri është neutralizuat në kohë nga zjarrfikëset duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe ka bërë shuarjen e plotë të zjarrit.
Evakuimi i pacientëve është bërë në kohë, duke bërë që dëmi të jetë vetëm material. Për ngjarjen reagoi edhe Spitali Rajonal Shkodër ,ku tha se nuk ka të lënduar dhe se shërbimi po vijon pa ndërprerje.
“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.
Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim e spitalit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht policia dyshon se ka qenë aksidental.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




