Vritet 38-vjeçarja shqiptare në Itali, plagoset bashkëjetuesi i saj

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Anila Ruçin, e cila u gjet e vrarë me thikë në fyt në Scaldasole në provincën e Pavias, ndërsa bashkëjetuesi i saj Osman Bilyhu është plagosur. Bilyhu ka marrë plagë në qafë, krah dhe stomak, ndërsa ka arritur të shpëtojë duke u tërhequr zvarrë nga pallati. 38-vjeçarja e kishte prezantuar Bilyhun te fqinjët, si vëllain e saj.
Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur nuk mbërriti, ka njoftuar policinë.
Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet. Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes gruas së vrarë dhe burrit, i cili tani është shtruar në spital në poliklinikën San Matteo në Pavia.
Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



