Vlorë, dhunojnë në grup 21 vjeçarin tek “Uji i Ftohtë’

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë dhunuar fizikisht një 21 vjeçar.
Vëllezërit N.Xh (A) 32 vjeç dhe E. H. (A) banues në fshatin Drashovicë dyshohet se janë konfliktuar me të riun e identifikuar me inicialet D.Z banues në Vlorë, për motive të dobëta. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon dhe për identifikimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në këtë ngjarje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




