Lejoi futjen e mallrave kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri në Portin e Vlorës

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 46-vjeçar, doganier në portin e Vlorës është ndaluar nga policia “pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës  ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë, në këmbim të ryshfetit.

46- vjeçari u konstatua nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme