Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën. Festimet nisën në mesnate me meshën e shenjtë ku dhe kremtuan ngjalljen e Krishtit.
Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryeposhkopit Anastas Janullatos.
Në një mesazh të gjatë drejtuar besimtarëve, Janullatos shprehet se gëzimi që përçon kjo festë në jetën e qytetarëve, ndihmon në çlirimin nga hidhërimi. Sipas tij, ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen.
Në meshë morën pjesë qindra besimtarë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




