Tentuan të korruptonin policët që t’i shpëtonin gjobës, nën hetim 3 shoferë

Aktualitet | 4 vite më parë

Tre persona janë vënë nën hetim në Tiranë 24 orët e fundit, të akuzuar për korrupsion, pasi tentuan t’i ofronin para policëve, në mënyrë që t’i shpëtonin  gjobitjes.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia rrugore bën me dije se Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe u kapën duke bërë shkelje gjatë qarkullimit me makinë, ndërsa për të shmangur gjobën, ata tentuan të korruptonin policët, duke i ofruar shuma të ndryshme parash.

Sipas Policisë, ka shkuar në  15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme