ONM kërkon ankimin e çështjes së ish-prokurorit, Besnik Cengu: KPK vendosi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën

Aktualitet | 4 vite më parë

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM i kanë kërkuar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përfundimin e procedurës së vetingut ndaj ish-prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu pa një vendim përfundimtar.

Në ankesë ONM argumenton se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke mos aplikuar sanksionin për ndalimin 15-vjeçar për përfshirjen e tij në sistemin e drejtësisë ndaj prokurorit Besnik Cengu, pas daljes së tij në pension të parakohshëm.

“Sipas nenit 95 të Kodit të Procedurave Administrative përfundimi i procedurës së verifikimit dhe përjashtimi i zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës dhe pasojave për subjektin e rivlerësimit të pa vetuar, është në kundërshtim me kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi”, vlerëson ONM.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 mars të këtij viti që të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit ndaj tij pa një vendim përfundimtar me argumentin se e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakoshëm.

Sipas ONM-së, dalja në pension të parakohshëm dhe përfundimi i parakohshëm i statusit të magjistratit sjell pasoja për vettingun pasi Cengu largohet me dëshirë dhe para kohe nga detyra.

ONM kërkon ankimin e çësht… by Rtsh Faqe

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme