Aksident në Durrës, makina përplas motorin dhe largohet nga vendngjarja, humb jetën një person

Aktualitet | 4 vite më parë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele (2 prill) në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, ku një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me një motor me drejtues personin me inicialet M. R..

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në motor, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijojnë veprimet nga autoritetet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme