Vodhi me armë zyrën e firmës së ndërtimit në Vlorë, arrestohet autori

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi vodhi me armë zyrën e një firme ndërtimi në fshatin Dukat i Ri në Vlorë. Autori ishte me precedent të mëparshëm penal po në fushën ë vjedhjes.
“32-vjeçari S.C. së bashku me shokun e tij, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet”, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 1 prillit, ndërsa në pranga përfundoi 32-vjeçari dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




