Kurbin , policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”.

Bilanci i këtij operacioni ka qenë arrestimi në Laç i shtetasit Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë me qëllim qëllim ekstradimin drejt Italisë, 

Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. 

30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme