Qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti pas një konflikti të çastit, në kërkim babë e bir në Rrëshen

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Rrëshen mbrëmjen e kësaj të diele (26 mars) pas një konflikti të çastit, ndërsa fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të plagosur.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se babë e bir, janë shpallur në kërkim.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, M. B. dhe E. B., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një personi tjetër, banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Policia sqaron se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë pistoletën dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte personi tjetër.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me kapjen e babë e bir.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




