Tregtonte drogë në Ish-Bllok/ Vihet në pranga 44-vjeçari, kapet me 80 doza kokainë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap teksa shpërndante doza kokaine.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Doses”, 44-vjeçarit iu kapën 80 doza kokainë të cilën e kishte bërë gati për shitje si dhe mbi 1 milionë e gjysmë lekë që dyshohet se i ka përfituar nga tregtimi i drogës.
“Shpërndante doza kokaine, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohen 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
44-vjeçari me inicialet L.A vepronte në zonën e ish-Bllokut, për të tregtuar kokainën. Pasi siguronte lëndën narkotike, ai e shiste atë në doza të caktuara, në zonën e ish-Bllokut.
Policia bën të ditur “në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




