“Faleminderit Shqipëri”, shfaqje e veçantë dronësh mbi Liqenin Artificial të Tiranës

Mbrëmja e 14 marsit ka ofruar një shfaqje të rrallë mbi Liqenin Artficial në Tiranë.
Me një regji mbresëlënëse 500 dronë u shfaqën me ndriçimin e tyre mbi liqen duke sjellë për të pranishmit momente emocionuese.
Një zemër e ndriçuar, harta e Shqipërisë dhe “Faleminderit Shqipëri” ishte figurat që dronët sollën për të pranishmit që kishin rrethuar Liqenin Artificial.
Shumë prej tyre i fiksuan momentet në celulare dhe pamjet po bëjnë xhiron e tyre në rrjetet sociale.
“Magjia e Tiranës” shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama i cili shpërndau videon e spektaklit.
Shfaqja ishte një orgnizim i Bashkisë së Tiranës në mbyllje të aktiviteteve të shumta me rastin e Dites së Verës në kryeqytet.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




