Mot i keq në Durrës, Autoriteti portual thirrje për të mos dalë në lundrim

Durrësi është përfshirë që nga dita e djeshme nga moti i keq, me erë dhe dallgë të forta.
Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë të ditur se dy tragetet e planifikuar për tu nisur nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e djeshme, janë nisur me pak vonesë, ndërkohë që tragetet e nisur nga Bari kanë ardhur në Durrës sipas orarit të parashikuar.
Probleme ka pasur edhe me flotën e peshkimit, pasi një pjesë e anijeve nuk kanë dalë për peshkim për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar.
Ndërkaq, kapitaneria e portit të Durrësit ka njoftuar pronarët e mjeteve të tonazhit të ulët dhe të mesëm që të marrin masa për të qëndruar të ankoruar në kalatë në pritje të përmirësimit të motit.
Për shkak te motit të keq ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës ka njoftuar abonentët se për shkak të një difekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë. Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e defektit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




