Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Korçë dhe u largua, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi përplasi për vdekje një këmbësor në aksin Korçë-Pogradec.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 marsit pranë fshatit Lumalas, ku 49-vjeçari “teksa drejtonte mjetin tip “Volkswagen” aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin, O. Zh. dhe u largua nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit I. V., 49 vjeç, banues në Përrenjas u arrestua pas disa orësh nga policia i cili do të përballet me veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




