“Babale”/ Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares, ka anshmëri politike

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për çështjen “Babale”. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri me argumentin se ka shfaqur anshmëri politike.
“Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, pasi ka shprehur anshmëri politike. Gjyqtarja në vend që të jepte dorëheqjen nga gjykimi, përshpejtoi seancën. Janë dhënë pra për të marrë dëshmitarë të rremë. Në vend që të dërgojë para gjykatës penale ato që abuzojmë shkojmë ne që denoncojmë në emër të opozitës. Sot bëra një kërkesë për përjashtim për shkak të anshmërisë të treguar dukshëm nga gjyqtarja relatore. Ka hyrë në debatin e brendshëm të PD-së, në rastin e vulës së PD-së. Ka nxjerrë jashtë radhe dosjen, në mënyrë që mos të bëhej shorti. Dihet miqësia familjare e bashkëshorti i saj me Fatmir Xhafajn. Nuk duhet ta kishte marrë çështjen”, tha Salianji pas seancës.
Ervin Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Salianji u akuzua për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




