Rama publikon foto nga projekti i Mozaikut të Tiranës: Do kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të kryequteit

Mozaiku i Tiranës, i cili do të transformohet, do të zbulojë copëza të historisë, përmes mozaikëve të rrallë të antikitetit. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga projekti, ndërsa shton se Mozaiku i Tiranës do të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara në kryeqytet.
“Ky është Mozaiku i Tiranës që shumë shpejt do të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të kryeqytetit, ku do të zbulohen copëza të historisë, përmes mozaikëve të rrallë të antikitetit”, shkruan Rama.
Mozaiku i Tiranës mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural të ndërtuar në shekullin I pas Krishtit. Ai u zbulua në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



