U bllokua në Durrës me naftë kontrabandë nga Rusia, burg për kapitenin rus

Aktualitet | 4 vite më parë

“Burg pa afat” ka dhënë gjykata e Durrësit për kapitenin rus, Aleksey Samsnov, në anijen e të cilit u bllokua 22.500 tonë naftë kontrabandë.  Trupi gjykues kryesuar nga Markelian Koça, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasit Aleksey Samsnov i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Avokati i çështjes, Artion Beqiraj duke kundërshtuar vendimin tha se nuk ka të dhëna që kapiteni të jetë i përsfhirë në kontrabandë.

Ndalimi dhe më pas sekuestrimi i anijës u bë në kuadër të operacionit policor i koduar “Embargo”,  duke e bllokuar 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në Kallamata, të Greqiës, nga një anije tjetër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme