Elbasan/ U konfliktuan dhe përplasën makinat, 2 në pranga, 3 në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan, pasi u përfashinë në një konflikt me njëri-tjetrin.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se, për arsye që nuk dihen ende, pesë personat janë konfliktuar, ndërsa më pas kanë ndjekur edhe njëri-tjetrin me 2 automjete. Ata i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar, fatmirësisht, vetëm dëme materiale.
Policia vuri në pranga 2 persona, teksa 3 të tjerët mundën të largoheshin pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar.
Janë arrestuar në flagrancë personat me inicialetE. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, ndërsa janë shpallur në kërkim personat me inicialet M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



