“Art në hapësirat publike”, vendoset vepra në Malësinë e Madhe, kryeministri Rama publikon pamje

Aktualitet | 4 vite më parë

Një tjetër vepër artistike të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike” është vendosur në mesin e rrethrrotullimit në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit. Lajmin e bën të ditur, Kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar pamje të bredhit metalik. 

“Dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan kryeministri. 

Vepra artistike “Zabel” mban emrin e skulptorit Sadik Spahija. Vepra është punuar me shumë mjeshtëri si ndërthurje mes metalit, drurit. Me këtë vepër autori ka konkurruar më parë në konkursin ndërkombëtar “Arti në hapësira publike” dhe ka qenë ndër ata që janë shpallur fitues.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme